Zbulohen sanksionet ndaj Chelseat, s’mund të blejë lojtarë e as të shesë bileta

  • E.K /
  • 10 March 2022 - 14:20
Zbulohen sanksionet ndaj Chelseat, s’mund të blejë lojtarë e as të shesë bileta

Qeveria britanike ia bllokoi sot të gjitha asetet që i ka në këtë shtet miliarderit Roman Abramovich, i cili është pronar i klubit të futbollit Chelsea.

Ndër të tjera, nga këto sanksione ka pësuar direkt klubi londinez, njoftojnë mediat britanike.

Mediat britanike i kanë zbuluar vendimet e Qeverisë britanike, e cila ka sqaruar se çka mund dhe çka s’mund të bëjë kampioni evropian.

Chelsea mund të vazhdojë të luajë, të fitojë para nga të drejtat televizive (transmetimi) dhe t’ju lejojë blerësve të biletave vjetore të hyjnë në stadium.

Ndërkaq, “Të Kaltrit” nuk do të mund të blejnë lojtarë të rinj, të bëjnë kontrata me ata aktualë, të shesin bileta për ndeshje, të shesin mallra në dyqanet e klubit dhe është e ndaluar shitja e klubit derisa pronari Roman Abramovich ta lejojë Qeverinë britanike ta marrë kontrollin e procesit.

(Kosova Sot Online)