Renditja e BKT Superligës së Kosovës pas javës së 24-të: Ballkani mbetet lider, Gjilani afrohet

  • S.A /
  • 10 March 2022 - 16:46
Renditja e BKT Superligës së Kosovës pas javës së 24-të: Ballkani mbetet lider, Gjilani afrohet

Janë mbyllur ndeshjet e javës së 24-të në BKT Superligën e Kosovës, ku nuk munguan derbit dhe ndeshjet e bukura.

Pa dyshim që ndeshja kryesore ishte ajo e zhvilluar mes Dritës dhe Gjilanit, që u mbyll baras 1-1.

Ballkani ka gabuar këtë javë, pasi që është  mposhtur nga Malisheva me rezultat 2-0. Llapi dhe Drenica kanë zhvilluar një ndeshje shumë të bukur që u mbyll baras 3-3.Prishtina është kthyer te fitorja pasi mposhti Feronikeli me rezultat 3-0. Ndeshja e mbijetesës mes Ulpianës dhe Malishevës u mbyll baras 1-1.

Gjilani me pikën e marr në derbi është afruar në vetëm një pikë me Ballkanin, pasi që aktualisht ka 47 pikë, ndërsa Suharekasit kanë 48 pikë.

Drita mbetet e treta me 42 pikë, dy më shumë se Llapi që ka 40 pikë.

Drenica mbetet e pesta me 32 pikë, ndërsa Prishtina e gjashta me 29 pikë.Malisheva, Dukagjini dhe Ulpiana vazhdojnë të luftojnë për mbijetesë duke mbajtur pozitat shtatë, tetë dhe nëntë.

Feronikeli janë të fundit me 11 pikë dhe të dorëzuar në luftën për mbijetesë.

(Kosova Sot Online )