Çmimet e biletave për tifozët kosovarë që duan t’i shohin “Dardanët” duke luajtur me Shaqirin e Xhakën me shokë

  • S.A /
  • 11 March 2022 - 11:27
Çmimet e biletave për tifozët kosovarë që duan t’i shohin “Dardanët” duke luajtur me Shaqirin e Xhakën me shokë

Çmimet e biletave për tifozët kosovarë që duan t’i shohin “Dardanët” duke luajtur me Shaqirin e Xhakën me shokë. Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se sot ka nisur shitja online e biletave për sektorin e tifozëve të Kosovës për ndeshjen miqësore Zvicër-Kosovë. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 29 mars.Çmimet në sektorin e tifozëve të Kosovës janë si vijon: Për fëmijë çmimi është 15.36 euro, kurse për të rritur 30.34 euro.

Më poshtë e gjeni linkun që Federata Zvicrane e Futbollit e ka vënë në dispozicion për të gjithë të interesuarit që duan të kenë një biletë për këtë ndeshje. Paraprakisht, Kosova më 24 mars do ta zhvillojë një tjetër miqësore, atë ndaj Burkina Fasos në Prishtinë. Pikërisht kjo ndeshje, do të jetë e para për trajnerin e ri të “Dardanëve”, Alan Giresse, që e mori drejtimin e kombëtares gjatë muajit shkurt.

(Kosova Sot Online )