Ndërroi jetë pak ditë më parë pas nokautit që e pësoi, bota e boksit e vajton humbjen e Hero Titos

  • S.A /
  • 11 March 2022 - 11:47
Ndërroi jetë pak ditë më parë pas nokautit që e pësoi, bota e boksit e vajton humbjen e Hero Titos

Boksi e humbi pak ditë më parë edhe një sportist. Boksieri nga Indonezia, Hero Tito ndërroi jetë pasi qëndroi në koma për disa  ditë shkaku i tronditjes që e pësoi në meçin e zhvilluar më 27 shkurt në Xhakarta. Tito, emri i vërtet i së cilit është Heru Purwanto, ndërroi jetë në moshën 35 vjeçare.

Ai përfundoi në dysheme nga goditjet e kundërshtarit James Mokoginta.Dhe, bota e boksit e ka kujtuar indonezianin pas rastit tragjik që ndodhi. Legjenda e boksit, Lennox Leëis dhe pjesa tjetër elitare e boksit, përmes rrjeteve sociale kanë shprehur dhimbje dhe keqardhje për atë që ndodhi. “Sa herë që një boksier zbret në ring, e di se kjo mund të jetë hera e fundit për të. Bota e boksit e humbi një tjetër anëtar. Pusho në dashuri Hero ‘The Lion’ Tito”, ka shkruar Lewis në “Twitter”.Edhe boksierë dhe ish-boksierë të tjerë i kanë bërë homazhe boksierit indonezian, duke e ngushëlluar familjen dhe miqtë. 

(Kosova Sot Online )