Pas ndeshjes Real – PSG: Al-Khelaifi e Leonardo e rrezikojnë suspendimin nga UEFA, zbulohen arsyet

  • S.A /
  • 11 March 2022 - 13:14
Pas ndeshjes Real – PSG: Al-Khelaifi e Leonardo e rrezikojnë suspendimin nga UEFA, zbulohen arsyet

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi dhe drejtori sportiv, Leonardo mund të dënohen ose të gjobiten nga UEFA. Sjelljet e pahijshme, agresive dhe josportive në drejtim të gjyqtarëve pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet Real Madridit dhe ekipit francez, do t’i vënë ata para një sfide të re. Siç raporton mediumi francez “L’Equipe”, UEFA ka vendosur ta hapë një procedurë disiplinore ndaj presidentit dhe drejtorit sportiv, pasi e ka marrë edhe deklaratën e gjyqtarit Danny  Makkelie .

Hetimet e UEFA-s, në veçanti bazohen në artikujt 11 e 15, të cilët i dënojnë sjelljet jokorrekte të lojtaravë dhe zyrtarëve. Me këtë rast, Al-Khelaifi e Leonardo rrezikojnë të gjobiten ose të suspendohen për sjellje josportive dhe atë ndaj gjyqtarit. PSG-ja e humbi ndeshjen e dytë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve nga Real Madridi 1:3 dhe kështu u eliminua nga kjo garë. 

(Kosova Sot Online )