Klitschko i mërzitur dhe i mllefosur: S’ka jetë për popullin ukrainas, qytetet po bombardohen, na ndihmoni

  • S.A /
  • 14 March 2022 - 10:20
Klitschko i mërzitur dhe i mllefosur: S’ka jetë për popullin ukrainas, qytetet po bombardohen, na ndihmoni

Wladimir Klitschko e ka shprehur edhe një herë brengën e tij për momentet e tmerrit që po i përjetojnë bashkëkombësit e tij. Klitschko i mërzitur dhe i mllefosur: S’ka jetë për popullin ukrainas, qytetet po bombardohen, na ndihmoni. Wladimir Klitschko e ka shprehur edhe një herë brengën e tij për momentet e tmerrit që po i përjetojnë bashkëkombësit e tij.Ish-kampioni i botës në boksin profesionist e ka vizituar një qendër të strehimit të ukrainasve, të cilët kanë mbetur pa kulm mbi kokë pas sulmeve nga bombat dhe raketat ruse.

Ai ndihet i shqetësuar për popullatën dhe i mllefosur në agresorin rus, teksa kërkon mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare. “Kjo është e tëra, nuk ka jetë për njerëzit ukrainas: duke e kërkuar ndonjë strehë pasi ushtria ruse i bombardoi  qytetet e tyre dhe ua shkatërroi shtëpitë, ata humbën gjithçka. Kanë frikë nga alarmet që paralajmërojnë sulme të reja. Ju lutem, vazhdoni të ndihmon”, ka shkruar Klitschko në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”.

Ai, së bashku me vëllain, Vitali, po ashtu ish-kampion i botës dhe kryebashkiak i Kievit, bashkë më shumë sportistë dhe ish-sportistë, i janë bashkuar ushtrisë ukrainase në mbrojtje të atdheut. 

(Kosova Sot Online )