Interi në krizë, vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e fundit në Serie A

  • S.A /
  • 14 March 2022 - 10:27
Interi në krizë, vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e fundit në Serie A

Interi po kalon nëpër një krizë rezultatesh. Kampioni aktual italian nuk ia doli ta gjejë fitoren as mbrëmë, duke barazuar me Torinon 1:1. Madje, Zikaltrit e gjetën golin e barazimit vetëm në minutat shtesë pasi Etrit Berisha e Mërgim Vojvoda me shokë kishin kaluar të parët në epërsi. Me këtë rast, “Nerazzurri” kanë mbetur 4 pikë prapa Milanit, i cili megjithatë e ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Edhe nëse mund Bolognan, Interi s’do të mund ta marrë primain dhe ky ekip nuk është padron i kampionatit italian. Lautaro Martinez me shokë madje zbritën në vendin e tretë në tabelë pasi Napoli e shfrytëzoi gabimin e tyre dhe me fitoren ndaj Veronës kaloi në pozitën e dytë. Vlen të ceket fakt ise barazimet nuk po i hiqen qafe Interit. Ky ekip i ka mbyllur me shenjën “X” katër ndeshjet e fundit në udhëtim, gjë e cila nuk i kishte ndodhur që nga dhjetori i vitit 2004, kur udhëhiqej nga trajneri Roberto Mancini, kur i kishte bërë gjashtë barazime radhazi në udhëtim. Ndeshja me Torinon e konfirmoi edhe një herë krizën që po e kalon ekipi i Simone Inzaghit. Interi në fakt në gjashtë ndeshjet e fundit e ka regjistruar vetëm një fitore në Serie A. Ky fakt e ka ngritur alarmin tek Interi, i cili duhet të intervenojë sa më shpejt sa s’është bërë vonë, për ta shpëtuar sezonin. 

(Kosova Sot Online )