Tifozët e Hajdukut e qëllojnë me gurë dhe ia thyejnë xhamat autobusit të Dinamos

  • S.A /
  • 14 March 2022 - 10:33
Tifozët e Hajdukut e qëllojnë me gurë dhe ia thyejnë xhamat autobusit të Dinamos

Rivaliteti ndërmjet Hajduk Splitit dhe Dinamo Zagrebit në Kroaci është jashtëzakonisht i madh.E një gjë e tillë u vërtetua edhe gjatë derbit kroat, i cili u zhvillua në fundjavë, e që nuk solli fitues. Teksa po udhëtonin drejt stadiumit, zagrebasit u desh të kalonin në një seksion të tifozëve të Hajdukut. Një gjë e tillë i provokoi disa tifozëve të flaktë të këtij klubi, të cilët nisën të gjuanin me gurë në drejtim të autobusin. Ata e shfrytëzuan faktin se policia nuk ishte afër në rrugën ku po kalonte autobusi.

“Jezus, ata e thyen xhamin. Kujdes, kujdes”, dëgjohen lojtarët duke bërtitur derisa po gjendeshin të rrezikuar në autobus. Fatmirësisht, sulmi huligan në autobusin e ekipit nga Zagrebit përfundoi pa lëndime. Para, gjatë dhe pas derbit kroat janë ndalur 89 persona, por nuk është thënë nëse ndonjëri prej të arrestuarit kishte lidhje me sulmin në autobus. 

(Kosova Sot Online )