City s’ka më vend për gabime, e ka mundësinë e shkëputjes ndaj Liverpoolit sonte

  • S.A /
  • 14 March 2022 - 11:21
City s’ka më vend për gabime, e ka mundësinë e shkëputjes ndaj Liverpoolit sonte

Manchester City e ka një mundësi të artë sonte për t’u shkëputur nga rivali, Liverpool. Aktualisht, “Citizens” i kanë tri pikë më shumë se “Reds” dhe me një fitore eventuale do të shkonin më +6. Mirëpo, ata sonte i pret një sfidë e vështirë pasi e vizitojnë Crystal Palacen. Ky ekip do të tentojë ta mbajë së paku një pikë në shtëpi për të qëndruar larg zonës së ekipeve të rrezikuara.

Sidoqoftë, ekipi i Pep Guardiolës nuk ka vend më për gabime pasi lëshoi pikë në disa ndeshje dhe tashmë i është afruar shumë Liverpooli. Kjo ndeshje do të fillojë në orën 21:00. 

(Kosova Sot Online )