Të inkriminuarit në KPK dhe KGJK kundërshtojnë edhe Komisionin e Venecias!

Të inkriminuarit në KPK dhe KGJK kundërshtojnë edhe Komisionin e Venecias!

Hajrullah Tërnava

  • 14 March 2022 - 10:10

Shkruan:Analist - Hajrullah Tërnava

Komisioni i Venecias i ka dhënë mbështetje të plotë Projektligjit të Qeverisë së Kosovës e për Këshillin Prokurorial. Me këtë ligj, ato institucione të deritashme që ishin kompetente për ta luftuar krimin, dhe deri tash nuk i kanë krye ato obligime ligjore për të cilat ishin mirë të paguar, me ligjin e ri që do të jetësohet, duhet të pastrohen, dhe kështu sistemi i drejtësisë do të niset njëherë e përgjithmonë në rrugë të mbarë, në mënyrë që në këto institucione të fillohet të krijohet kultura e funksionimit të përgjegjësisë dhe ligjshmërisë.

Të mirat e kësaj qeverie deri me tani janë qe po ndërmarrin veprime te tilla qe ti spastrojnë ato ligje qe kane pasur zbrazëtira te tilla qe nuk e kane pasur ne program luftimin e krimit ne detaje, por ato ligje te deritashme qe i kane pasur zbrazëtirat e tyre ligjore, e qe mu këto zbrazësia iu kane shkuar për shtati zyrtarëve te atyre institucioneve qe i kane jetese këto ligje e si qellim kryesor e kane pasur pasurimin e tyre si mënyrë e zhvillimit te krimit te organizuar, prandaj tani po e marrin strukturat e inkriminuara në gjyqësorin e Kosovës goditjen serioze edhe nga ekspertiza ndërkombëtare lidhur me Reformën në Sistemin e Drejtësisë, duke hedhur poshtë pretendimet e KPK-së dhe KGJK-së për kinse hartimin e pakos ligjore në kundërshtim me praktikat dhe standardet ndërkombëtare.

Para dy ditësh, Komisioni i Venecias ka lëshuar draft-opinionin e ri, lidhur me versionin e ridërguar të Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, duke i dhënë mbështetje të plotë Projektligjit të Qeverisë së Kosovës, të hartuar nga Ministria e drejtësisë. Më 25 shkurt 2022, Ministria e Drejtësisë kishte kërkuar nga Komisioni i Venecias, që të japë mendimin nëse draft-Projektligji i ndryshuar për Këshillin Prokurorial të Kosovës, ka zbatuar rekomandimet e Komisionit të Venecias të dhëna në opinionin e parë, të publikuar në dhjetor të vitit 2021. Draft-opinioni i ri i Komisionit të Venecias fokusohet kryesisht në shqyrtimin e dispozitave ligjore të cilat kanë të bëjnë me dizajnimin institucional të Këshillit si dhe me dispozitat kalimtare. Sipas këtij draft-opinioni, propozimi për ndryshimin e përbërjes së caktuar të Këshillit Prokurorial nga trembëdhjetë (13) në shtatë (7) anëtarë nuk cenon standardet ndërkombëtare.

Në këtë përbërje shtatë anëtarësh do të jenë Kryeprokurori i Shtetit sipas detyrës zyrtare, tre prokurorë të zgjedhur nga ana e prokurorisë themelore, të Apelit dhe Speciale, si dhe tre anëtarë jo prokurorë (dy të zgjedhur nga Kuvendi dhe një i caktuar nga Avokati i Popullit). Draft-opinioni i Komisionit të Venecias po ashtu potencon se Projektligji ka adresuar komentet e këtij Komisioni lidhur me shkurtimin e mandatit të shumicës së anëtarëve aktualë të Këshillit, duke mundësuar që nga nëntë anëtarë aktualë tre prej tyre të vazhdojnë mandatin e tyre ligjor. Sipas Komisionit të Venecias, ndryshimet e propozuara në këtë Projektligj paraqesin progres të qartë dhe përmbajtjesor krahasuar me Projektligjin që ishte dërguar në Komisionin e Venecias për herë të parë në fund të vitit 2021. Në anën tjetër, Komisioni i Venecias thekson disa aspekte në të cilat drafti aktual i Projektligjit mund të përmirësohet më tutje, duke rekomanduar si vijon: Për të përjashtuar ndikimin e mundshëm dhe të padrejtë të Kryeprokurorit të Shtetit në raport me anëtarët e tjerë prokurorë në KPK, ligji duhet të bëjë të qartë se anëtarët prokurorë përfaqësojnë mendimet dhe opinionet tyre, dhe të mënjanojnë mundësitë kur Kryeprokurori i Shtetit të keqpërdorë pozitën e tij hierarkike në raport me anëtarët prokurorë, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, në mënyrë që anëtarët prokurorë të jenë të pavarur në ushtrimin e funksioneve dhe përgjegjësive në Këshill.

Projektligji mund të parashikojë masa mbrojtëse procedurale duke e bërë më objektiv procesin e para përzgjedhjes së anëtarëve jo-prokurorë, duke përfshirë pjesëmarrjen e ekspertëve dhe arsyetimin. Po ashtu Komisioni i Venecias thotë se Projektligji duhet të përshkruajë më qartë procesin e zgjedhjes së anëtarëve prokurorë nga ana e komunitetit të prokurorëve (duke inkorporuar një formë të votimit preferencial); Po ashtu Projektligji duhet të qartësojë edhe procedurën e para përzgjedhjes së anëtarëve jo-prokurorë. Me këto opinione pozitive Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës u miratua të mërkurën, më 9 mars 2022, në Qeverinë e Kosovës, por pavarësisht opinionit pozitiv nga Komisioni i Venecias , KPK dhe KGJK e kanë kundërshtuar atë. Ky miratim nga ana e Qeverisë u kundërshtua nga ana e Këshillit Prokurorial, duke e cilësuar atë si tendencë për të cenuar pavarësinë e Këshillit.

Tani gjithsesi se po dëshmohet më me fakte se janë shumë individ në sistemin e drejtësisë të instaluar aty nga lidhjet kriminale, për të ja bërë avokatinë krimit të organizuar, prandaj vazhdojnë të rezistojnë ndaj pakos së fermave në sistemin e drejtësisë, rezistencë që po e shfaqin me Projektligjin për Këshillin Prokurorial e gjyqësor të Kosovës, e që pritet të veprojnë akoma më zëshëm duke e kundërshtuar ditët në vijim edhe Ligjin për Vettingun, opinioni i të cilit pritet të bëhet publik brenda javës që ardhshme.

Me këto reagime të ashpra të këtyre zyrtarëve të drejtësisë po dëshmohet se keqpërdoruesit në këto poste të këtyre institucioneve të larta tani po mundohen si shanse të fundit që të reagojnë dhe të tentojnë mos miratimin edhe të ligjit të Vettingut si dhe ti kundërshtojnë rekomandimet e Komisionit të Venecias për versionin e ridërguar të Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Komisioni i Venecias i ka dhënë mbështetje të plotë Projektligjit të Qeverisë së Kosovës e për Këshillin Prokurorial. Me këtë ligj, ato institucione të deritashme që ishin kompetente për ta luftuar krimin, dhe deri tash nuk i kanë krye ato obligime ligjore për të cilat ishin mirë të paguar, me ligjin e ri që do të jetësohet, duhet të pastrohen, dhe kështu sistemi i drejtësisë do të niset njëherë e përgjithmonë në rrugë të mbarë, në mënyrë që në këto institucione të fillohet të krijohet kultura e funksionimit të përgjegjësisë dhe ligjshmërisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".