Tuchel: Nëse s’kemi aeroplan, do ta vozis unë veturën me shtatë ulëse për në Lille

  • S.A /
  • 14 March 2022 - 12:08
Tuchel: Nëse s’kemi aeroplan, do ta vozis unë veturën me shtatë ulëse për në Lille

Klubi londinez pritet të shitet në ditët në vazhdim pasi pronarit Roman Abramovich, i cili njihet si i afërt i presidentit rus, Vladimir Putin, i janë ngrirë të gjitha asetet në Britaninë e Madhe, ku s’ka të drejt të futet më e as të jetojë. Edhe pse “Blues” tash e shohin veten në krizë të thellë derisa të shitet klubi, trajneri Thomas Tuchel e ka një zgjidhje për këtë punë. Për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve, trajneri gjerman thotë se kampionët e Evropës do të bëjnë zgjidhje, por nëse është nevoja – edhe sakrifica.

Kjo pasi së fundmi u raportua se ekipi i Chelseat s’do të ketë mundësi të udhëtojë me aeroplan privat, por me atë të udhëtarëve të zakonshëm, plus që s’do të mundtë të vendoset më në hotele luksoze me pesë yje.

“Nuk ka dyshime. Do ta vëzhgojmë atë që po ndodh ditë pas dite, sepse pritet të ketë ndryshime. Klubi është në shitje dhe shpresojmë që kjo gjë të zgjidhet sam ë shpejt dhe të mund ta kuptojmë se çka do të ndodhë në të ardhmen. Në Lille do të shkojmë me aeroplan ose me autobus, këto janë komunikimet e fundit. Në të kundërtën, jam i gatshëm ta vozis veturën me shtatë ulëse”, deklaroi trajneri gjerman.

Chelsea do të udhëtojë të mërkurën drejt Francës për ta vizituar Lillen e Edon Zhergrovës në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve. 
(Kosova Sot Online )