Hodaj: FFK-ja shumë shpejt do t’i konfirmojë kandidatët për kryetar

  • E.K /
  • 16 March 2022 - 12:30
Hodaj: FFK-ja shumë shpejt do t’i konfirmojë kandidatët për kryetar

Ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj ka folur para mediave pas dorëzimit të kandidimit për kryetar të FFK-së nga ana e Gramoz Vokrrit.

Ai ka thënë se shtëpia e futbollit kosovar shumë shpejt do të dalë me një njoftim, përmes së cilit do t’i zbulojë kandidatët për kryetarë të FFK-së, të cilët i kanë plotësuar kriteret për kandidim.

Gjithashtu, ka zbuluar se mandati i ri i kryetarit të FFK-së do të jetë katërvjeçar, e jo dyvjeçar.

Ndër të tjera, Hodaj ka insistuar se Kuvendi Zgjedhor i 6 prillit është i rregullt, konform ligjit dhe statutit, duke i hedh poshtë pretendimet e opozitës, që vazhdimisht e ka konsideruar të paligjshëm dhe anti-statutar thirrjen e këtij Kuvendi. 

(Kosova Sot Online)