Liverpooli i ofron 60 milionë euro për super-talentin Gavi

  • E.K /
  • 16 March 2022 - 14:06
Liverpooli i ofron 60 milionë euro për super-talentin Gavi

Liverpooli nuk e ka ndërmend assesi të heq dorë nga super-talenti i Barcelonës, Gavi.

Madje, mediat e huaja raportojnë se “Reds” tashmë e kanë bërë një ofertë për futbollistin spanjoll.

Sipas tyre, klubi nga “Anfield Road” është i gatshëm t’i shpenzojë plot 60 milionë euro për futbollistin që ka shpërthyer këtë sezon në ekipin e parë të gjigantit katalunas.

Tash i mbetet klubit “Blaugrana” të vendos nëse do ta shesë apo jo 17 vjeçarin, i cili po krahasohet me Xavin e Iniestan.

Nga Gavi pritet që të bëhet lojtar i madh dhe vështirë se Barça do të heq dorë nga një lojtar i akademisë, i cili mund ta udhëheq ekipin në të ardhmen.

Sidoqoftë, klubit katalunas i mbetet fjala e fundit për ta thënë.

Gavin gjithashtu e pëlqen edhe Manchester City në Angli. 

(Kosova Sot Online)