Tifozët skocezë e humbën rrugën, u endën nëpër Kosovë para se të mbërrinin në Serbi

  • S.A /
  • 17 March 2022 - 12:16
Tifozët skocezë e humbën rrugën, u endën nëpër Kosovë para se të mbërrinin në Serbi

Dy tifozë skocezë e kanë përjetuar një eksperiencë të pazakontë dhe të paharrueshme në dy ditët e fundit.

Ata ishin nisur nga shteti i tyre në drejtim të Beorgradit, për ta mbështetur ekipin e tyre të zemrës, Glasgow Rangers, i cili do të përballet sonte me Crvea Zvezdën.

Por, në udhëtimin e tyre maratonik, ata u përballën edhe me humbje të rrugës.

Fillimisht shkuan në Austri e më pas edhe në Hungari.

Por, kur përfunduan në Ballkan, u humbi “busulla”, njofton mediumi boshnjak “Sport Avaz”.

(Kosova Sot Online )