Tensionohet situata, fjalosen ashpër Dybala dhe Allegri

  • E.K /
  • 19 March 2022 - 14:02
Tensionohet situata, fjalosen ashpër Dybala dhe Allegri

Skena të tensionuara u panë dje në Torino, teksa Paulo Dybala dhe Massimiliano Allegri filluan të fjaloseshin në qendrën stërvitore të Juventusit.

Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, sulmuesi argjentinas dhe bashkëlojtari Juan Cuadrado shkuan  dje në zyrën e Allegrit për të bërë një kërkesë në lidhje me planet për ditën e sotme, një ditë para ndeshjes së Juventusit ndaj Salernitana. Kërkesa lidhej me programin stërvitor para ndeshjes dhe orarin e seancës stërvitore.

Dyshja kërkonin disa orë më shumë liri në orar dhe Dybala mori drejtimin në bisedë. Kjo kërkesë nuk i bëri përshtypje Allegrit dhe biseda u shndërrua shpejt në një debat të ashpër, me trajnerin e Juventusit të tërbuar për të marrë një kërkesë të tillë pas eliminimit nga Villarreali në Champions League.

Ndonëse ky argument mund të mos ketë domosdoshmërisht pasoja, është një shenjë e tensionit që po krijohet në kampin e Juventusit pas një sezoni të dobët, si dhe pasigurisë në lidhje me të ardhmen e Dybalas.

Është ende e paqartë nëse sulmuesi argjentinas do të nënshkruajë një marrëveshje të re para fundit të këtij sezoni, kur kontrata e tij skadon me klubin. 

(Kosova Sot Online)