Zvicra me Shaqirin e Xhakën po ushtron në Spanjë, po bëhet gati për lojën me Kosovën

  • S.A /
  • 22 March 2022 - 11:56
Zvicra me Shaqirin e Xhakën po ushtron në Spanjë, po bëhet gati për lojën me Kosovën

Futbollistët kosovarë janë bërë pjesë e “Helvetikëve” në grumbullimin e Marbellas. Shaqiri e bëri udhëtimin më të gjatë në karrierë, kurse Xhaka nuk ushtroi në ditën e parë pasi ishte i sëmurë.

Kombëtarja e Zvicrës është grumbulluar për ndeshjet e këtij muaji me Anglinë dhe me Kosovën.

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka i janë bashkuar ekipit “Helvetik” në përgatitjet që po i zhvillon në Marbella.

Shaqiri madje e ka bërë udhëtimin më të gjatë në karrierë, nga Chicago në Spanjë për ndeshjen me Kosovën.

Ai iu bashkua mbrëmë skuadrës së drejtuar nga selektori Murat Yakin.

Ndërsa, Xhaka nuk ka ushtruar në ditën e parë pasi ishte i sëmurë, e i është bashkuar ekipit sot.

Trajneri Yakin, miqësoret e marsit i konsideron si të rëndësishme për t’u përgatitur për Ligën e Kombeve, e cila fillon pas pak muajsh.

Ai e sheh lojën me Kosovën si speciale, pasi do të ketë përballje në mes shqiptarësh.

Zvicra do ta zhvillojë miqësoren e parë më 26 mars në “Wembley” të Londrës kundër Anglisë.

E tri ditë më pas e pret Kosovën në Zurich.

Krahas Shaqirit e Xhakës, te Zvicra është ftuar edhe futbollisti tjetër kosovar, Andi Zeqiri.

(Kosova Sot Online )