Kosova – Burkina Faso, sot fillon shitja e biletave edhe në 8 qytete të tjera

  • S.A /
  • 23 March 2022 - 10:06
Kosova – Burkina Faso, sot fillon shitja e biletave edhe në 8 qytete të tjera

Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi dje se ka nisur shitja e biletave pr ndeshjen Kosova – Burkina Faso në dy pika dhe atë vetëm në Prishtinë. Dhe, ky fakt zgjoi reagime tek tifozët e qyteteve të tjera, të cilët ndiheshin të diskriminuar. Për këtë arsye, shtëpia e futbollit kosovar e përmirësoi gabimin dhe krahas dy pikave të shitjes në kryeqytet, njofton se sot do të fillojë shitja e biletave edhe në pikat e kësaj kompanie në 8 qytet tjera në: Mitrovicë, Vushtrri, Podujevë, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, Pejë dhe në Prizren.

Shitja e biletave në këto qytete fillon në orën 13:00. Miqësorja Kosova – Burkina Faso do të zhvillohet të enjten, më 24 mars në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Më pas, Kosova do të luajë me Zvicrën në një tjetër miqësore më 29 mars. 

(Kosova Sot Online )