Barça ia propozon ofertën e re për kontratë, Gavi befason me vendimin e tij

  • S.A /
  • 24 March 2022 - 11:11
Barça ia propozon ofertën e re për kontratë, Gavi befason me vendimin e tij

Super-talenti spanjoll Pablo Gavi e ka refuzuar ofertën e fundit të Barcelonës për vazhdimin e kontratës.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Marca”.

17 vjeçari është bërë sensacion i futbollit evropian në këtë sezon duke debutuar me ekipin e parë të Barcelonës, por edhe tek Kombëtarja e Spanjës.

Kjo ka bërë që gjiganti katalunas të tentojë ta blindojë atë për një kohë të gjatë.

Por, palët nuk kanë arritur ende marrëveshje pasi lojtari kërkon më shumë se që ofron klubi i tij aktual.

E në ndërkohë, 17 vjeçari është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane, të cilët ëndërrojnë ta kenë atë në ekip.

Sidoqoftë, vështirë e Barcelona do të heqë dorë nga ylli i së ardhmes pasi Gavi, bashkë me Pedrin shihen si Xavi e Iniesta të rinj në “Camp Nou”.

Edhe mesfushori i talentuar është i interesuar dhe e preferon më shumë qëndrimin në “Blaugrana”, por me kushte më të përmirësuara. 

(Kosova Sot Online )