Jimmy Butler kapet keq me bashkëlojtarin dhe me trajnerin

  • S.A /
  • 24 March 2022 - 11:23
Jimmy Butler kapet keq me bashkëlojtarin dhe me trajnerin

Jimmy Butler ka dalë nga vetja mbrëmë në humbjen e Miamit nga Golden State. Basketbollisti i Heat u “kap” me bashkëlojtarin e tij, Udonis Haslem, në humbjen 104:118 nga Warriors. Por, basketbollisti amerikan nuk u ndal me kaq, njofton “Yahoo”.

Pasi e ndanë shokët e skuadrës, ai vazhdoi të fjalosej gjatë “time-out” edhe me trajnerin e tij, Erik Spoelstra, i cili kërkonte nga ai të qetësohej.

Miami e ka dënuar ashpër veprimin e Butler, i cili e humbi toruan në këtë takim të vlefshëm për Konferencën Lindore të NBA-së.

Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët dhe stafi i Miamit qëndruan plot 35 minuta në dhomën e zhveshjes, tri herë më shumë se koha e zakonshme.

(Kosova Sot Online )