Kupa e Botës 2022: Këto janë 20 vendet që janë kualifikuar deri më tani

  • S.A /
  • 25 March 2022 - 11:54
Kupa e Botës 2022: Këto janë 20 vendet që janë kualifikuar deri më tani

Me kualifikimin e Kanadasë, Ekuadorit dhe Uruguait, tashmë 20 skuadra e kanë siguruar kualifikimin në Kupën e Botës që zhvillohet në Katar në fund të vitit.

Kanë mbetur edhe 12 vende të lira, që do të mbushen së shpejti.

Evropa do të ketë edhe tri ekipe në Botëror dhe fati i tyre mësohet të martën e ardhshme kur do të luhen finalet e play-offit.

Këto janë të gjitha ekipet që e kanë siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror:

Katari
Gjermania
Danimarka
Brazili
Franca
Belgjika
Kroacia
Spanja
Serbia
Anglia
Zvicra
Holanda
Argjentina
Irani
Korea e jugut
Japonia
Arabia Saudite
Kanada
Ekuador
Uruguai

(Kosova Sot Online )