Bruno Fernandes do të rinovojë me Manchester Unitedin për 5 vite

  • S.A /
  • 25 March 2022 - 14:54
Bruno Fernandes do të rinovojë me Manchester Unitedin për 5 vite

Bruno Fernandes pritet të vazhdojë me Manchester Unitedin. Mesfushori portugez pritet që së shpejti të nënshkruajë një kontratë të re me “Djajtë e Kuq”. Sipas Sky Sports, Bruno Fernandes do të nënshkruajë kontratën e re me kohëzgjatje prej pesë vitesh me Manchester Unitedin.

Po ashtu, rroga e tij do të rritet ndjeshëm, sipas raporteve. Bruno Fernandes erdhi te Manchester United në vitin 2020 dhe që atëherë është bërë njëri nga lojtarët kryesor të klubit,

(Kosova Sot Online )