Argjentina shënon fitore të pastër ndaj Venezuelës

  • S.A /
  • 26 March 2022 - 09:48
Argjentina shënon fitore të pastër ndaj Venezuelës

Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar fitore ndaj Venezuelës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”. Të përzgjedhurit e Lionel Scalonit shënuan fitore të pastër me rezultatin 3-0.Nicolas Gonzales, Angel Di Maria dhe Lionel Messi shënuan golat e fitores për argjentinasit. Argjentina pas kësaj fitore ka 38 pikë dhe është e dyta në renditjen e kombëtarëve nga Amerika e Jugut, me katër pikë më pak se Brazili.

Vlen të theksohet se Argjentina e ka siguruar më herët pjesëmarrjen në Botërorin e këtij viti.

Ndërkaq, Venezuela mbetet në pozitën e fundit (10) me dhjetë pikë. 

(Kosova Sot Online )