“Ata që kritikojnë Ronaldon nuk e kuptojnë futbollin”

  • S.A /
  • 26 March 2022 - 15:07
“Ata që kritikojnë Ronaldon nuk e kuptojnë futbollin”

Cristiano Ronaldo përballet edhe me kritika, pavarësisht se është njëri prej futbollistëve më të mirë në histori.Kritikuesve të sulmuesit portugez i është kundërpërgjigjur bashkëkombësi i tij, Gedson Fernandes. Sipas tij, kushdo që e kritikon Ronaldon, nuk kupton asgjë nga futbolli.

“Mund të them se njerëzit që thonë gjëra negative për Cristiano Ronaldon nuk e kuptojnë futbollin. Ai është një emër legjendar”, tha Fernandes për “Goal”. “Të gjithë e dinë se çfarë do të thotë për Portugalinë. Kritikët duhet të shikojnë vetëm shifrat e tyre, por unë nuk jam aspak dakord me ta”, shtoi ai. “Ai është një lojtar me vlerë të madhe, mendoj se do të na ndihmojë në të gjitha ndeshjet”, deklaroi mesfushori i Benficas. Kjo deklaratë nga Fernandes vije në prag të finales së play-offit, ku Portugalia do të përballet me Maqedoninë e Veriut. Fituesi nga kjo përballje do të sigurojë pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

(Kosova Sot Online )