Lexoni edhe:
Vetëm 'kamxhiku' i faktorit ndërkombëtar i detyron ish pushtetarët në opozitë të pajtohen dhe pranojnë reformën e thellë në drejtësi me ligjin Vetting
Joan Laporta e ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin “RMC1”, përmes së cilit i ka prekur shumë tema. Presidenti i Barcelonës u ndal të fliste edhe për yjet e futbollit si Kylian Mbappe, Erling Haaland, Robert Lewandowski, Mohamed Salah, apo edhe Joao Felix. Ai nuk e tha të qartë se cili prej tyre mund të përfundojë në “Camp Nou” gjatë verës. Kreu i gjigantit spanjoll nuk pohoi e as mohoi asgjë rreth këtyre transfereve të mundshme.
“Haaland ose Mbappe te Barça? Unë kam folur një herë për këto dy raste. Ne nuk do të pranojmë shumë për lojtarë. Prandaj, unë i shoh që të dy shumë larg transferimit në Barcelonë”, deklaroi Laporta.
“Lewandowski po Salah? Yjet e futbollit duan t’i bashkohen Barçës. Kjo është e qartë. Por, nuk mud të them nëse jemi në bisedime për Lewandowskin e Salahun apo jo”, vazhdoi ai. “Më pëlqen shumë Joao Felix. Është nder ta shohësh atë duke luajtur futboll. Verën e kaluar ishim duke punuar që ta kompletonim marrëveshjen me Atleticon për shkëmbimin në mes të Joao Felix dhe Antoine Griezmann, por gjithçka dështoi në fund”, përfundoi Laporta. Mbetet të shihet se cilin prej sulmuesve të mëdhenj do ta transferojë gjiganti katalunas në verën që vjen.
(Kosova Sot Online )