Dembele, Gavi e Araujo? Laporta flet për situatën aktuale të tyre

  • S.A /
  • 29 March 2022 - 09:40
Dembele, Gavi e Araujo? Laporta flet për situatën aktuale të tyre

Joan Laporta ka folur për prurjet eventuale të Barcelonës gjatë verës që vjen, por edhe për lojtarët aktualë, me të cilët është në telashe puna e kontratave.  Mesfushorët Dembele e Gavi si dhe mbrojtësi Araujo nuk e kanë vazhduar ende kontratën. Por, kreu i gjigantit katalunas po mundohet t’i zgjidh këto çështje deri në verë. “Unë e pëlqej me të vërtet Ousmane Dembelen, ai është i shkëlqyeshëm. Ne ia bëmë atij një propozim më 20 dhjetor të vitit të kaluar. Ndërkohë, nëse dëshiron të qëndrojë, ai duhet t’i pranojë limitet tona të mundësive për rrogë. Ne nuk e dimë kurrë se çka do të ndodhë me Dembelen dhe me menaxherin e tij”, deklaroi Laporta në një intervistë për “RMC1”.

“Negociatat për Gavin dhe Araujon për kontrata të reja po përparojnë. Ata duan të vazhdojnë me Barçën, por ne i kemi limitet e rrogave, të cilat duhet të respektohen. Kjo është e rëndësishme”, përfundoi Laporta.

Mbetet të shihet nëse të tre lojtarët do ta vazhdojnë kontratën dhe eksperiencën në “Camp Nou”.

Dembele është përballur me shumë lëndime gjatë këtyre pesë vjetëve, por së fundmi është në formë optimale.

Super-talenti Gavi shpërtheu sivjet, njëjtë si qendërmbrojtësi Araujo. 

(Kosova Sot Online )