Salah, Haaland e Aubameyang, ky është ekipi ideal i yjeve që mbetën jashtë Botërorit

  • S.A /
  • 01 April 2022 - 10:54
Salah, Haaland e Aubameyang, ky është ekipi ideal i yjeve që mbetën jashtë Botërorit

Kualifikimet për Botërorin 2022 nuk kanë përfunduar ende pasi kanë mbetur edhe tri Kombëtare që do ta kompletojnë garën që do të mbahet në pjesën e dytë të vitit në Katar. Por, tashmë dihet se shumë yje të futbollit Botëror nuk do t’i shohim në “Katar 2022” pasi nuk arritën të kualifikoheshin me Kombëtaret përkatëse. Deri tash 29 Kombëtare e kanë prerë biletën për në Botëror.

E nga lojtarët e njohur që kanë mbetur jashtë Botërorit mund ta krijojmë një ekip solid. Ky ekip me formacionin 3-4-3 përbëhet nga më së shumti italianë, por sulmi është i frikshëm me Mohamed Salah, Erling Haaland dhe Pierre Emerick-Aubameyang, të cilët do të jenë të detyruar ta shohin Botërorin përmes televizorit, ose në tribuna. Gjithashtu, jashtë Botërorit mbeti edhe sulmuesi i njohur suedez, Zlatan Ibrahimovic.

(Kosova Sot Online )