Futbollisti u largua nga Rubin Kazani, u kërcënua në Gjeorgji që po luante në Rusi

  • E.K /
  • 01 April 2022 - 14:53
Futbollisti u largua nga Rubin Kazani, u kërcënua në Gjeorgji që po luante në Rusi

Khvicha Kvaratskhelia në ditët fundit u largua nga Rubin Kazani për t’u rikthyer në atdhe tek Dinamo Batumi.

Portali “championat.com” e ka zbuluar versionin e klubit rus, i cili e ka shpjeguar arsyen e shkëputjes së kontratës së lojtarit, e cila ishte e paevitueshme.

“Fillimisht, kontrata me Khvichay ishte suspenduar. E pas bisedimeve të njëpasnjëshme, e kemi takuar lojtarin në gjysmë të rrugës dhe kemi vendosur ta shkëpusim kontratën me të. Kjo u bë duke e pasur parasysh faktin se ai dhe familja e tij në Gjeorgji janë përballur me kritika dhe agresione shkaku i mbetjes së tij në klubin rus. Ndër të tjera, ky vemdim është marrë në interes të së ardhmes së lojtarit”.

21 vjeçari, i cili luan si futbollist i krahut të majtë në repartin ofanziv, që një kohë kishte përfunduar në shënjestër të Napolit. 

(Kosova Sot Online)