Ndryshon orari në Kupën e Botës, ekipi nikoqir nuk e luan ndeshjen i pari

  • S.A /
  • 02 April 2022 - 10:59
Ndryshon orari në Kupën e Botës, ekipi nikoqir nuk e luan ndeshjen i pari

Kur dihen 29 nga 32 ekipet pjesëmarrëse në Kupën e Botës në Katar, është tërhequr edhe shorti dhe është bërë i ditur edhe orari. Ndryshe nga siç ka ndodhur zakonish, ndeshja e parë e Botërorit nuk përfshin ekipin nikoqir. Ndeshja e Katarit me Ekuadorin nuk do të jetë sfida hapëse e Kampionatit Botëror. Ky takim është shtyrë për më vonë. 

Ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Senegalit dhe Holandës nga ora 13:00 më 21 nëntor, kurse ndeshja mes Katarit dhe Ekuadorit është shtyrë për në orën 19:00.

Finalja luhet të dielën, 18 dhjetor.

Faza e grupeve: 21 nëntor – 2 dhjetor

1/8 e finales: 3 dhjetor – 6 dhjetor

Çerekfinalet: 9-10 dhjetor

Gjysmëfinalet: 13-14 dhjetor

Vendi i 3/4: 17 dhjetor

Finalja: 18 dhjetor

(Kosova Sot Online )