Rikthehen në aksion top ligat evropiane, këto janë duelet më të spikatura të ditës

  • S.A /
  • 02 April 2022 - 11:41
Rikthehen në aksion top ligat evropiane, këto janë duelet më të spikatura të ditës

Pas dy javëve pauzë, top ligat e Evropës në futboll rikthehen në aksion këtë fundjave. Sot, e shtunë, zhvillohen disa sfida interesante.

Në Premierligë, Liverpooli është nikoqir i Ëatfordit, ndeshje kjo që nis nga ora 13:30. Norwichi i Rashicës udhëton për t’u përballur me Brighton, kurse Southamptoni i Brojes do të jetë mysafir i Leeds.

Chelsea do ta pret Brentfordin, kurse me fillim nga ora 18:30 luhet derbi mes Manchester Unitedit dhe Leicesterit në “Old Trafford”.

Në Francë, Lille i Zhegrovës do ta presë Bordeauxin në ndeshjen që fillon nga ora 19:00.

Në Gjermani, Bayerni është mysafir i Freiburgut nga ora 15:30, kurse tri orë më vonë luhet derbi mes Dortmundit dhe Leipzigut. Në Itali, Lazio përballet me Sassuolon nga ora 18:00.

Kurse, në Spanjë me fillim nga ora 14:00 Vedat Muriqi me shokë do të kenë punë në udhëtim me Getafen. Mallorca kërkon fitore për të ikur nga zona e rrezikshme.

Kurse nga ora 18:30, Real Madridi i shkon Celta Vigos. 

(Kosova Sot Online )