Gjilani konfirmon vendimin e gjyqtarit Genc Nuza, tani pritet vendimi edhe nga Komisioni i Garave i FFK-së

  • A.P /
  • 03 April 2022 - 17:14
Gjilani konfirmon vendimin e gjyqtarit Genc Nuza, tani pritet vendimi edhe nga Komisioni i Garave i FFK-së

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në derbin e javës së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll, mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Nga një goditje këndi thuajse në fundin e ndeshjes, golin e barazimit e gjeti portieri, Enea Koliçi që çmendi të gjithë në stadium.

Pas golit, tifozët e Gjilanit u inkuadruan në fushë dhe sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin. Ai më pas me autoambulancë u dërgua në spital

Rezultati kur kjo ndeshje u ndërpre ishte 1:1, teksa SC Gjilani ka njoftuar zyrtarisht për ndërprerjen e ndeshjes me vendim nga gjyqtari kryesor, Genc Nuza.

Klubi nga Gjilani theksoi se tani po pret një vendim nga Komisioni i Garave i FFK-së. 


(Kosova Sot Online)