Reagimi epik i Xavit pas golit të Barcelonës

  • S.A /
  • 04 April 2022 - 09:07
Reagimi epik i Xavit pas golit të Barcelonës

Barcelona fitoi mbrëmë ndaj Sevillës me rezultat minimal, 1:0.

Golin e fitores për “Blaugrana” e realizoi super-talenti Pedri.

Por, ajo që ra në sy ishte gëzimi i madh i trajnerit Xavi Hernandez.

Legjenda katalunase mbeti i fascinuar me atë që e bëri mesfushori i ri, me ç’rast festoi si i çmendur me kolegët e stafit.

Xavi njihet si trajner serioz, por në raste të tilla si kjo ishte e vështirë të përmbahej.

Pedri bëri driblime të rralla para se të shënonte ndaj ekipit kundërshtar.

Ai po konsiderohet si Iniesta i ri falë aftësive dhe talentit të jashtëzakonshëm.

Për më tepër, ju ftojmë ta shihni festimin epik të trajnerit Xavi.

(Kosova Sot Online )