Florian Marku me dedikim special për të birin e tij pas fitores së madhe

  • S.A /
  • 04 April 2022 - 09:11
Florian Marku me dedikim special për të birin e tij pas fitores së madhe

Florian Marku e ka bërë një dedikim special për të birin e tij pas fitores së madhe që e regjistroi të shtunën ndaj britanikut Chris Jenkins.

Boksieri shqiptar e mposhti kundërshtarin pas katër rundesh në meçin e zhvilluar në Newcastle.

E tash, Marku e ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shihet i biri i tij i veshur me fanellën ku shkruan “Babai im, Kampioni im”, teksa e shikon meçin e babait të tij përmes televizorit.

“Djali im është frymëzimi im dhe trashëgimia ime në gjeneratën e ardhshme të familjes MARKU”, ka shkruar Marku në “Intagram”.

Image

Referi e ndali meçin pas grushteve të njëpasnjëshme dhe të fortë të Markut, i cili me këtë rast e mbrojti titullin e kampionit të botës në kategorinë IBF International, në peshën “welter.

(Kosova Sot Online )