A ka mundësi të qëndrojë në PSG? Përgjigjet Mbappe

  • 04 April 2022 - 10:26
A ka mundësi të qëndrojë në PSG? Përgjigjet Mbappe

Kylian Mbappe nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Sulmuesi francez ka hyrë në muajt e fundit të kontratës aktuale me Paris Saint-Germainin. Ndërkohë, spekulohet se gjatë verës ai mund të përfundojë në Real Madrid. Por, kampioni i botës me Francën i ka lënë të gjitha mundësitë e hapura sa i përket së ardhmes së tij.

“Nuk e kam marrë ende një vendim për të ardhmen, të gjithë e dinë këtë. Po mendoj, ka elemente të reja dhe shumë parametra. Nëse do ta merrja vendimin, do ta bëja të ditur”, deklaroi fillimisht Mbappe për “Prime Video”.

“A është e mundur të mbetem në PSG? Po, naturisht”, ka shtuar ish-futbollisti i Monacos.

Klubi parisien po i bën të gjitha përpjekjet për ta bindur Mbappen që ta vazhdojë kontratën dhe të qëndrojë gjatë në “Parkun e Princave”.

Por, njëri prej futbollistëve më të mirë në botë dëshiron ta realizojë ëndrrën e fëmijërisë, e cila është t’i bashkohet Real Madridit, ku do ta kishte mundësinë të luajë përkrah shokut të repartit në Kombëtaren franceze, Karim Benzema.

(Kosova Sot Online )