Pse nuk po dënohen kriminelet serb për dhunën në Kosovë?

Pse nuk po dënohen kriminelet serb për dhunën në Kosovë?
Pse nuk po dënohen kriminelet serb për dhunën në Kosovë?

Muhamet Kelmendi

  • 02 April 2022 - 14:49

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Në Kosovë gjatë pushtimit serb janë mbytur, vrarë e masakruar me mijëra shqiptarë. Vetëm në vitet 1998/99 janë të mbytur, vrarë e masakruar rreth 14 mijë civil shqiptar. Këtu nuk hyjnë forcat e UÇK-së që ranë për liri dhe për pavarësi. Nga 14.000 shqiptarë të vrarë janë rreth 1500 fëmijë dhe deri edhe beba të mbytura. U përdhunuan mbi 20 mijë femra shqiptare.  Edhe sot janë rreth 1600 shqiptare të pa gjetur. Ata gjenden në varret masive në Serbi.

Pas luftës ishte një Gjykatë në Den Hag. Ajo u morr me disa kriminel. Por, mbetën me mijëra të tjerë kriminel dhe neofashist serb të lirë. Nga Den Hagu nuk po akuzohen kriminelët serb. Nuk ka as gjykatë të kësaj natyre. Në Den Hag po akuzohen njerëzit e UÇK-së. Ndjekja nga Serbia e kriminelëve nuk bëhet. Krimineli Vuçiq dhe qeveritë serbe kurrë nuk u distancuan nga regjimi i Millosheviqit. Së këndejmi i mbrojtën vrasjet dhe masakrat e bëra mbi shqiptarët në Kosovë. Vetë në Kosove ishte UNMIK që merrej me këto krime. Ky mekanizëm ndërkombëtar nuk morri askënd nga kriminelët serb në përgjegjësi. Akuzoj vetëm shqiptarët dhe dhanë edhe dënime të shumta. Kështu veproj edhe EEULEX.

Ky sistem juridik evropian e vazhdoj rrugën e UNMK-ut. Akuzoj shqiptar. Nuk morri askënd nga serbet në përgjegjësi penale. Këto veprime ishin tipike antiligjore. U rrënua një komb dhe u vranë me mijëra vetë dhe askush nuk u akuzua! Pse? Thjeshtë frika e BE-së nga miqtë e serbëve, Rusia imperialiste, e cila bllokonte çdo veprim dhe e frikësonte luanin e përgjumur dhe të sëmurë, BE. Ndërsa, këto mekanizma ndërkombëtar të vendosur në Kosovë, gjoja se po punohet, inskenuan vepra të UCK-së ndaj serbëve dhe civilëve kollaboracionistë shqiptar, duke i akuzuar shqiptarët në Kosovë për krime lufte.

Dhe, sikurse mos të mjaftonte kjo, u ndërtua nga faktori ndërkombëtar në bashkëpunim dhe z.Hashim Thaçi dhe me Isa Mustaqen, një gjykatë speciale, përkatesisht Gjykata Speciale në Den Hag. Këtë e bëri vetë Kuvendi i Kosovës me votat e PDK-së, të LDK-së, të disa deputetëve nga AAK-a, të minoriteteve dhe të deputetëve serb. Kjo gjendje e shtyri Kosovën të formoj Prokurorinë Speciale të Kosovës. Kompetencat janë caktuar. Por, po vepron shumë ngadalë dhe sukseset janë të vogla. Nuk mendoj se nuk ka fakte dhe prova. Përkundrazi! Ka dëshmitare të shumtë që janë në jetë. Ka edhe fotografi dhe shumë fakte tjera. Këto nuk po përdoren nga PSK.Shkaqet nuk dihen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".