Edhe Driton Kuka e dënon incidentin që ndodhi në Gjilan: Huliganët jashtë

  • S.A /
  • 04 April 2022 - 12:50
Edhe Driton Kuka e dënon incidentin që ndodhi në Gjilan: Huliganët jashtë

Dhuna e djeshme në Gjilan mund t’i qesë hije të keqe futbollit dhe sportit kosovar në përgjithësi. Kështu mendon trajneri i xhudos, Driton Kuka, i cili e ka dënuar dhunën e ndodhur në ndeshjen Gjilani – Ballkani, ku u sulmua fizikisht portieri Stivi Frashëri, i cili u qëllua me shqelm në kokë nga një tifoz gjilanas. 

Trajneri i suksesshëm kërkon që huliganët të qëndrojnë jashtë sportit dhe se ata duhet të luftohen.Kuka e ka bërë një postim teksa ishte duke e përcjellë një ndeshje të të rinjve në Pejë.

https://www.facebook.com/driton.kuka

(Kosova Sot Online )