Basketbollistin amerikan s’e la klubi serb ta mbajë banerin kundër luftës: Unë jam për paqe në botë

  • S.A /
  • 04 April 2022 - 12:54
Basketbollistin amerikan s’e la klubi serb ta mbajë banerin kundër luftës: Unë jam për paqe në botë

Basketbollisti amerikan Aaron White zbulon se klubi i tij, Crvena Zvezda, nuk e kishte lënë atë dhe shokët e skuadrës ta kapin banerin i cili bënte thirrje që të ndalet lufta në Ukrainë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka thënë se nuk e përkrah luftën, por që nuk i ishte lejuar ta mbante në dorë banerin. Kjo pasi serbët ia mbajnë anën Rusisë, e cila është futur ushtarakisht në territorin ukrainas.

“Si ekip, ne na është thënë që të mos e prekim atë flamur. Do të doja ta bëj të qartë se unë nuk e përkrah luftën. Unë dua paqe në botë”, ka shkruar White në “Twitter”. Tifozët e Zalgirisit në Lituani i vërshëllyen dhe i kontestuan lojtarët e Crvena Zvezdës për vendimin e marrë që të mos e mbështesin ndaljen e luftës. 

(Kosova Sot Online )