Caktohet orari i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës

  • S.A /
  • 04 April 2022 - 13:35
Caktohet orari i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës

Pas ndeshjeve të Superligës, mesjava është e rezervuar për Kupën e Kosovës në futboll. Dy ndeshjet e para gjysmëfinale të kësaj gare do të luhen këtë të enjte. Prishtina dhe Llapi do të përballen në mes vete në kryeqytet në duelin kryesor të kësaj faze. Kurse, ballafaqimi tjetër gjymësfinal është ai në mes të Dritës me Ramiz Sadikun.

Gjilanasit shihen si favoritë për të kaluar në finale, edhe pse duhet të priten dy përballjet, pasi siç dihet, në këtë fazë luhet me sistem vajtje/ardhje.

Fituesi i Kupës e siguron daljen në Evropë dhe për këtë arsye kjo garë është bërë edhe më interesante dhe më joshëse viteve të fundit.

Fitues aktual i Kupës së Kosovës është Llapi.

Kupa e Kosovës

E enjte: Prishtina – Llapi 14:00

E enjte: Drita – Ramiz Sadiku 14:00

(Kosova Sot Online )