Milan – Bologna, “Rossonerët” kërkojnë fitoren e katërt radhazi

  • A.P /
  • 04 April 2022 - 19:55
Milan – Bologna, “Rossonerët” kërkojnë fitoren e katërt radhazi

Milani dhe Bologna do të përballen sonte në ndeshjen e javës së 31-të në Serie A.

“Rossonerët” janë lider në tabelë me 66 pikë, aq sa ka edhe Napoli një pozitë më poshtë.

Por, me fitore eventuale sonte, skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli do të shkëputej në tri pikë.

Milani vjen pas tri fitoreve radhazi në kampionat, teksa Bologna pas dy humbjeve radhazi.

Ndeshja mes Milanit dhe Bolognas do të zhvillohet nga ora 20:45 në “San Siro”.

Formacionet zyrtare:

Milan: Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Messias, Brahim Diaz, Leao; Giroud.

(Kosova Sot Online)