“Lëri fëmijët të fitojnë”, kërkesa e gruas për Messin

  • S.A /
  • 05 April 2022 - 09:36
“Lëri fëmijët të fitojnë”, kërkesa e gruas për Messin

“Lëri fëmijët të fitojnë”, kërkesa e gruas për Messin

Lionel Messi e ka një jetë mjaft aktive dhe një agjendë shumë të ngjeshur.

Por, sa herë të ketë kohë të lirë, ylli argjentinas ia kushton atë familjes.

34 vjeçari veproi njëjtë edhe së fundmi.

Bashkëshortja e tij, Antonela Roccuzzo i ka publikuar dy video në rrjetet sociale, ku shihet shtatë herë fituesi i Topit të Artë” duke luajtur me tre djemtë e tij në oborr të shtëpisë.

Messi u bë së bashku në ekip me njërin prej djemve, e dy të tjerë, kundërshtarë.

Në video shihet Messi duke shënuar, por gruaja e tij e ka një kërkesë për të: “Lëri fëmijët të fitojnë”, ka shkruar Antonela në “Instastory. 

(Kosova Sot Online )