Dhëndri vallëzon me dashurinë e tij – topin në sallën e dasmave

  • S.A /
  • 05 April 2022 - 10:34
Dhëndri vallëzon me dashurinë e tij – topin në sallën e dasmave

Kur bëhet fjalë për futbollin, nuk shikohet as vendi e as koha.

E këtë bindje e ka përforcuar edhe një dhëndër, i cili pasionin e tij e ka shfaqur edhe në ditën më të rëndësishme të jetës. Në fakt, siç shihet edhe në video, ky dribler dhuron spektakël në sallën e dasmës, ndërsa ndiqet nga një numër i madh i dasmorëve, të cilët e shijojnë atë që e bën ai me topin.

 Dasmorët shihen duke e xhiruar atë dhe duke e duartrokitur teksa dhuron spektakël duke vallëzuar me topin.Paraprakisht, edhe shokët e tij bënë ekzibicione me topin, duke e shfaqur talentin e tyre në një natë dasme. 

https://www.instagram.com/ohmygoal/?utm_source=ig_embed&ig_rid=078206e5-5678-401b-b318-fb78521ab520

(Kosova Sot Online )