Nisin hetimet ndaj krerëve të FFK-së, organet e rendit vizitojnë Departamentin e Sportit

  • A.P /
  • 05 April 2022 - 17:19
Nisin hetimet ndaj krerëve të FFK-së, organet e rendit vizitojnë Departamentin e Sportit

Kanë filluar hetimet ndaj krerëve të Federatës së Futbollit të Kosovës, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në evazion fiskal, shmangie të detyrimeve tatimore dhe keqpërdorim të fondeve.

Zyrtarë nga Prokuroria, Polica e krimeve ekonomike dhe Inteligjenca doganore sot kanë vizituar Departamentin e Sportit të MKRS-së.

Vizita e tyre është konfirmuar për “Kohën” nga zyrtari i Departamentit të Sportit në MKRS, Fikret Shatri.

“Kemi pasur një vizitë nga Prokuroria, Policia e krimeve ekonomike, Inteligjenca doganore. Arsyeja e kësaj vizite ka qenë hetimet për donacione të marra të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe organizata të tjera sportive. Ne ua ofruam qasjen në të gjitha dokumentet tona zyrtare. I ofruam bashkëpunim në çdo kohë dhe me 100 për qind transparencë”, ka thënë Shatri.

Zyrtarët e lartpërmendur kanë qëndruar pikërisht në zyrën e Shatrit. 

(Kosova Sot Online)