Atletico s’e kishte asnjë goditje në portë mbrëmë, s’i kishte ndodhur asnjëherë me Simeonen

  • S.A /
  • 06 April 2022 - 08:43
Atletico s’e kishte asnjë goditje në portë mbrëmë, s’i kishte ndodhur asnjëherë me Simeonen

Atletico Madridi u fokusua kryesisht në mbrojtje mbrëmë në ndeshje me Manchester Cityn.

“Los Colchoneros” e pësuan një gol në humbjen 0:1 në “Etihad Stadium”, e vlefshmë për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Por, ajo që bie në sy është fakti se kampioni spanjoll nuk e kishte asnjë gjuajtje në portë në duel me “Citizens”.

Në bazë të ekspertit të statistikave, “OptaJose”, kjo është hera e parë që i ndodh Atleticos së udhëhequr nga trajneri Diego Simeone.

Ky i fundit njihet për futboll defanziv dhe rastet e ekipit janë më të pakta.

Natyrisht, ky rezultat nuk është dhe aq i keq për spanjollët, të cilët lojën e kthimit do ta zhvillojnë në shtëpi. 

(Kosova Sot Online )