
Lexoni edhe:
Për korrigjimin e listave të fryra të veteranëve të luftës të formohet komision i ri me pikënisje nga pozita zero
Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka konfirmuar se është në bisedime që meçin e radhës ta zhvillojë në Shqipëri. 29-vjeçari tha se mezi po pret të rikthehet për një ndeshje në Shqipëri dhe ta shoh atmosferën plotë me flamura kuq e zi. Kujtojmë se ditë më parë promotori i boksit nga “Sky Sports”, Ben Shalom, nuk e përjashtoi mundësinë që të ketë një meç mes Florian Markut dhe Amir Khanit.Ai gjithashtu nuk e përjashtoi idenë që meçi mes tyre të organizohet në Shqipëri.
Boksieri nga Lushnja së fundmi mbrojti titullin e kampionit në kategorinë velter në IBF, pasi fitoi me nok-aut ndaj Chris Jenkinsit. Menjëherë pas këtij meçi, Marku e kërkoi meçin ndaj Amir Khanit. Mbetet të shihet në vazhdim se cili do të jetë kundërshtari i radhës i boksierit shqiptar dhe se ku do të zhvillohet meçi i tij i radhës.
(Kosova Sot Online )