Policia e Kosovës, prezente tek FFK-ja më pak se një orë para mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor

  • S.A /
  • 06 April 2022 - 10:54
Policia e Kosovës, prezente tek FFK-ja më pak se një orë para mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor

Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës po qëndrojnë para selisë së Federatës së Futbollit të Kosovës, kur ka mbatur edhe më pak se një orë nga mbajtja e Kuvendit Zgjedhor. Media  sjell pamjet nga selia e FFK-së ku shihen disa policë në gatishmëri dhe duke e mbajtur rendin, në rast se mund të eskalojë situata para, gjatë apo edhe pas Kuvendit Zgjedhor, kur dihet se disa klube janë të pakënaqura dhe e konsiderojnë si të parregullt dhe të jashtëligjshëm këtë Kuvend.

Gjithashtu, edhe sigurimi privat është prezent para zyrave të FFK-së, me një listë në dorë, në të cilën gjenden emrat e atyre që do të jenë prezentë në Kuvend Zgjedhor, i cili do të fillojë në orën 11:00.

Agim Ademi është kandidati i vetëm për kryetar të FFK-së pasi i siguroi shumicën e nënshkrimeve. 

(Kosova Sot Online )