Benzema flet pas natës së madhe në Londër

  • S.A /
  • 07 April 2022 - 08:40
Benzema flet pas natës së madhe në Londër

Karim Benzema ishte protagonist mbrëmë me një paraqitje mbresëlënëse ndaj Chelseat.

Sulmuesi francez realizoi “Hat-Trick” në fitoren e Real Madridit me rezultat 3:1 në “Stamford Bridge”, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ish-futbollisti i Lyonit ka marrë lëvdata të mëdha për paraqitjen. Ai ndihet mirë për natën e madhe që e pati.

“Po ndihem mirë, po e shfrytëzoj çdo minutë në fushë. Dua t’i ndihmoj si gjithmonë shokët e skuadrës. Ndihem mirë dhe po zbavitem, po e shijoj momentin, prandaj edhe gjërat e mira po vijnë”, deklaroi përfaqësuesi francez pas lojës për “Prime Video”. “Goli i preferuar? Nuk e zgjedh, më pëlqyen që të tre”, përfundoi Benzema.Të gjashtë golat e fundit të Real Madridit janë shënuar pikërisht nga Benzema. 

(Kosova Sot Online )