Klasi nuk humbet kurrë, Francesco Totti dhuron spektakël në ndeshjen e fundit

  • S.A /
  • 07 April 2022 - 11:00
Klasi nuk humbet kurrë, Francesco Totti dhuron spektakël në ndeshjen e fundit

Francesco Totti njihet si njëri ikonave të futbollit italian.Ish-futbollisti i njohur e kaloi krejt karrierën duke luajtur për Romën, ndërsa ishte edhe pjesë e Kombëtares italiane në triumfin në Botërorin 2006.

Por, edhe pse e ka mbyllur karrierën qe një kohë, legjenda e futbollit italian, me ndeshjen e fundit e vërtetoi se klasi i një lojtari nuk humbet dhe nuk zhduket kurrë.

Në një ndeshje të ekipit të tij “Totti Sporting Club” në ligën e veteranëve “Lega Calcio A 8”, e cila luhet me nga 8 futbollistë për skuadër, Totti ishte protagonist me disa gola spektakolarë. Madje, njërin prej tyre e shënoi edhe nga specialiteti i tij – gjuajtja e lirë. Ai ka shënuar shumë gola këtë sezon në këtë ligë. Për më tepër, shijoni magjinë Tottit.

(Kosova Sot Online )