Futbollistët e Barcelonës ankohen për fushën, pas barazimit me Frankfurtin

  • S.A /
  • 08 April 2022 - 08:52
Futbollistët e Barcelonës ankohen për fushën, pas barazimit me Frankfurtin

Barcelona u ankua për fushën e lojës në Deutsche Bank Park pasi arriti një barazim 1-1 me ekipin e nëntë më të mirë në Bundesligë. Frankfurti kaloi i pari në epërsi, por Ferran Torres barazoi shifrat. Më vonë, Barcelona luajti një çerek ore me një futbollist më shumë, megjithatë nuk arriti ta shënonte golin e fitores. “Duke marrë parasysh presionin dhe gjendjen e fushës, nuk ishte një rezultat i keq”, tha Eric Garcia pas dështimit për të mposhtur Eintracht Frankfurt.

“Fusha nuk ishte në formën më të mirë, por nuk është një justifikim sepse ne jemi profesionistë”, tha golashënuesi Ferran Torres. Dhe Sergio Busquets shtoi: “Fusha e lojës nuk ishte e mirë dhe na e bëri të vështirë që të luanim pasimet e para”.Barcelona e pret Frankfurtin në ndeshjen kthyese pas një jave në “Camp Nou”, teksa fituesi do të kualifikohet në gjysmëfinale të Evropa Ligës.

(Kosova Sot Online )