Mourinho assesi të gjejë formulën për ta mposhtur ekipin që kishte humbur nga FC Prishtina

  • S.A /
  • 08 April 2022 - 09:18
Mourinho assesi të gjejë formulën për ta mposhtur ekipin që kishte humbur nga FC Prishtina

Roma e Jose Mourinhos u mposht në udhëtim nga ekipi norvegjez, Bodo/Glimt 2:1, në kuadër të çerekfinales së Europa Conference Leagues. Bodo/Glimt shënoi fitore me përmbysje, pasi ishte duke u mposhtur në pjesën e parë. Kjo ishte hera e tretë që Mourinho përballet me Bodo/Glit këtë sezon, duke humbur dy herë dhe barazuar një. 

Në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Conference League, Roma ishte mposhtur 6:1 nga norvegjezët.Kujtojmë se në kualifikimet për Conference League, FC Prishtina e kishte mposhtur Bodo/Glimt me rezultat 2:1 në “Fadil Vokrri, por megjithatë ishte mundur 2:0 në Norvegji, duke u eliminuar. 

(Kosova Sot Online )