Mediumi gjerman ia nxjerr të palarat Man Cityt, po hetohej qe tri vjet

  • S.A /
  • 08 April 2022 - 11:41
Mediumi gjerman ia nxjerr të palarat Man Cityt, po hetohej qe tri vjet

Përgatitjet e Manchester Cityt përt titull u eklipsuan mbrëmë nga një raport i publikuar nga Der Spiegel, që përfshin detaje të nje hetimi tre vjeçar nga Premierliga për FairPlay Financiar.Në shkurt të vitit 2020, Manchester City u pezullua me dy vite pa të drejtë pjesëmarrjeje në garat evropiane dhe u gjobit me 25 milionë paund për shkeljen e FairPlay Financiar. Ajo u hodh poshtë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv pesë muaj më pas.

Tani Der Spiegel ka publikuar dokumente që dëshmojnë se hetimi përqendrohet në tri çështje. Çështja e parë e supozuar është se “lojtarët nën moshë u bënë presion për të nënshkruar kontrata me Cityn përmes pagesave monetare”. Së dyti, se sponsorët e Abu Dhabit “siguruan vetëm një pjesë të pagesave të tyre për klubin”, me pronarin Sheikh Mansour duke penguar pjesën tjetër. Së fundmi, ish-trajneri, Roberto Mancini mori një “pjesë të konsiderueshme” kompensimi nga një “kontratë fiktive konsulence”.Si Premierliga ashtu edhe Manchester City nuk pranuan të komentojnë mbi këto akuza.

(Kosova Sot Online )