20 sekonda e çmendur futbolli në Malajzi, e huq portën pa portier

  • S.A /
  • 08 April 2022 - 11:54
20 sekonda e çmendur futbolli në Malajzi, e huq portën pa portier

Futbolli i shpejtë gjithmonë është i pëlqyer për shikuesit. E diçka e tillë ka ndodhur edhe në Malajzi, ku brenda 20 sekondash ndodhi gjithçka. Fillimisht, njëri ekip ishte duke shënuar gol, por lojtari e largon topin nga vija e portës me kokë, ndërsa në sulm kishte shkuar edhe portieri, në sekondat e fundit të lojës. 

E më pas, pas pak sekondash kundërshtari e nis një kundërsulm dhe i erdhi mundësia ideale të realizonte, madje edhe pa portier, por nuk ia doli pasi futbollisti gjuajti jashtë portës. Këto emocione vijnë nga Liga e Futbollit të Malajzisë, ndërsa janë bërë hit në internet.

(Kosova Sot Online )